Misioni dhe Objektivat
Misioni i shoqatës është të veprojë si një zë i unifikuar, duke përfaqësuar mjedrën dhe pemët e
tjera të imëta të Kosovës në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. “Mjedra e Kosovës”
promovon në mënyrë aktive interesat komerciale dhe strategjike të sektorit. Objektivi parësor
është të lehtësojë aksesin e shtuar në treg për prodhuesit përmes krijimit të qendrave
grumbulluese, duke avokuar njëkohësisht për anëtarët e saj në qeverisjet qendrore dhe ato
lokale. “Mjedra e Kosovës” është e përkushtuar për të adresuar sfidat në sektorin e pemëve të
imëta duke përmirësuar cilësinë dhe sasinë e produkteve. Për më tepër, shoqata fokusohet në
rritjen e njohurive dhe konkurrencës midis fermerëve, duke përforcuar rolin e tyre kryesor në
industri.
Suitable Subtitle

Disa statistika për pemët e imëta në Kosovë
90%
Eksport
1300 ha
Mjedër
10%
Treg Vendor
150 ha
Boronicë