Llastarët e rinj sapo kanë filluar të dalin nga toka dhe me fillimin e vegjetacionit, interesi për Mjedrën e Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë!
Si Shoqatë Nacionale “Mjedra e Kosovës”, duke ndjekur nga afër zhvillimet në rajon dhe në Evropë, kemi pritshmëri të larta për këtë sezon. Pas një viti sfidues, me breshër, temperatura të larta dhe çmime mesatare, këtë vit presim çmime dukshëm më të mira!
Vitin e kaluar, çmimi mesatar i shitjes nga fermeri në pikën grumbulluese ishte 2.1 € për kg. Parashikimet janë për një sezon të jashtëzakonshëm që do të mbahet mend!
Le të shpresojmë për kushte të favorshme klimatike që të përmbushim potencialin maksimal të mjedrës sonë!
Suksese të gjithë fermerëve të mjedrës në këtë sezon të ri!