Shoqata ‘Mjedra e Kosovës’ ka një histori të gjatë dhe të suksesshme të bashkëpunimit me Caritasin Zviceran për zhvillimin e sektorit të pemëve të imëta në Kosovë. Fillimisht, ky bashkëpunim nisi në vitin 2017 me programin RINGS, dhe më pas vazhdoi me programet PASURI dhe SIRED. Sot, ky bashkëpunim po vazhdon me një program të ri, trevjeçar, EREA.
Më 13 Mars 2024, Shoqata ‘Mjedra e Kosovës’ nënshkroi marrëveshje të partneritetit me programin EREA, i cili financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, me kontribut nga Caritasi Zviceran. Kjo fazë e re e bashkëpunimit synon të përqendrohet në zhvillimin e sektorit të pemëve të imëta në Kosovë, duke veçuar veçanërisht teknologjitë e mençura dhe ndryshimet klimatike.
Ky partneritet synon të përmbushë disa objektiva specifike, duke përfshirë përmirësimin e qasjes në treg për prodhimin e pemëve të imëta, ofrimin e shërbimeve këshillimore për fermerët, promovimin e praktikave të mira të bujqësore, advokimin për interesat e prodhuesve të mjedrave, forcimin e kapaciteteve organizative të shoqatës, përmirësimin e pozitës ekonomike të grave në zonat rurale etj.
Specifikisht shoqata ‘Mjedra e Kosovës’ do të mbështetet në aktivitete shumë të rëndësishme si organizimi i javës së mjedrës, konferencën e 9-të të mjedrës, implementimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe shumë aktivitete të tjera.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm me Caritasin Zviceran dhe Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim është një hap i rëndësishëm përpara drejt zhvillimit të sektorit të pemëve të imëta në vendin tonë.