“Mjedra e Kosovës” në garë për çmimin prestigjioz europian – Voto dhe ndihmoni të fitojmë!

Shoqata e Pemëve të Imëta “Mjedra e Kosovës” është përzgjedhur si finaliste në garën prestigjioze New European Bauhaus Prizes 2025, me më shumë se 700 aplikimeve nga e gjithë Evropa!

Ky është një sukses i madh për bujqësinë dhe kultivimin e pemëve të imëta në vendin tonë, dhe tani kemi mundësinë të renditemi në vendin e parë – por për këtë na nevojitet vota juaj!

Shoqata ka konkurruar me projektin e saj të suksesshëm të implementuar në fshatin Radavc, Pejë:
“Smart irrigation for resilient berries” – një model i qëndrueshëm i ujitjes së mençur për kultivimin e mjedrës, i cili po i ndihmon fermerët të përshtaten me ndryshimet klimatike.

Si të votoni?

  1. Hyni në linkun zyrtar:
    https://prizes.new-european-bauhaus.europa.eu/
  2. Regjistrohuni me emailin tuaj
  3. Prano konfirmimin me linkun për votim në emailin e juaj
  4. Te Strand A, votoni projektin:
    “Smart irrigation for resilient berries – Kosovo”
  5. Jepni votën tuaj dhe në Strand B (një votë sipas dëshirës për projekt tjetër, obligative për votim)
  6. Votoni

Bëhu pjesë e suksesit të Mjedrës së Kosovës!

Kosova në garë me shtete të zhvilluara evropiane, prandaj çdo votë ka rëndësi. Ndihmoni projektin e shoqatës “Mjedra e Kosovës” të ngjitet në majë dhe ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në skenën evropiane!

Afati për votim: deri më 10 korrik 2025

Faleminderit për mbështetjen!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top