Shoqata “Mjedra e Kosovës” me 22 korrik 2025 shënoi me sukses edicionin e katërt të ngjarjes vjetore “Dita e Mjedrës”, e cila u mbajt më 23 korrik 2025 në fshatin Radavc të Pejës, nën moton inspiruese “Kosova Kultivon Cilësi”.

Ngjarja u organizua në plantacionin e fermerit model Nehat Bajraktari, duke mbledhur rreth 100 pjesëmarrës – përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, agrobizneseve, organizatave zhvillimore dhe fermerëve nga e gjithë Kosova.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin:
- Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri
- Zëvendësministri i Bujqësisë, z. Imri Demelezi
- Drejtoresha e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC), znj. Rita Glavitza
- Drejtoresha e Caritas-it Zviceran në Kosovë, znj. Astrid Wein
- Përfaqësues të sektorit privat dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga programet bujqësore
Në kuadër të programit, drejtori ekzekutiv i Shoqatës “Mjedra e Kosovës” prezantoi edhe një sistem të ri të ujitjes së mençur, të përshtatur për sfidat klimatike. Kjo teknologji inovative synon të ndihmojë fermerët në përballimin e temperaturave ekstreme dhe mungesës së ujit, duke rritur efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit.
Në fjalimet përshëndetëse u theksua rëndësia e:
- Mbështetjes së vazhdueshme për fermerët
- Zhvillimit të zinxhirit të vlerës në sektorin e pemëve të imëta
- Përfshirjes aktive të të rinjve në zonat rurale
Ngjarja gjithashtu shënoi fillimin e “Javës së Mjedrës”, një nismë promovuese që përfshin:
- Oferta promocionale për produktet vendore në dyqanet lokale
- Dhurime simbolike për repartin e fëmijëve në Spitalin e Pejës dhe për shtëpinë e të moshuarve, si shenjë solidariteti dhe përkujdesjeje ndaj komunitetit