📅 22 Korrik 2025
📍 Radavc, Pejë
Pas tri edicioneve të suksesshme në Prizren, Prishtinë dhe Podujevë, këtë vit “Mjedra e Kosovës” sjell Ditën e Mjedrës në një nga zonat më të bukura malore të vendit – në Radavc të Pejës.
Ky është viti i katërt radhazi që organizohet ky aktivitet i rëndësishëm për sektorin e mjedrës në Kosovë. Qëllimi i Ditës së Mjedrës është të bashkojë fermerët, përpunuesit, eksportuesit dhe të gjithë dashamirësit e këtij fruti të çmuar, për të ndarë përvoja, ide, teknologji të reja dhe për të forcuar rrjetëzimin në sektor.
🟢 Çfarë ju pret në Ditën e Mjedrës?
- Vizita në plantacionet lokale
- Demonstrime teknike në terren
- Prezantime nga ekspertë vendas
- Degustim produktesh nga mjedra
Ky aktivitet përveçse promovon mjedrën si kulturë bujqësore me potencial të madh, është gjithashtu një festë për komunitetin dhe një mundësi për të eksploruar bukuritë natyrore të Radavcit.
🗓 Shënoni datën: 22 Korrik 2025

#DitaeMjedrës #MjedraeKosovës #Radavc2025 #RaspberryofKosovo #Agrobiznesi