Industria e boronicës në Kosovë ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe inovacionit. Per të qenë në hap me zhvillimet më të fundit në këtë sektor, përfaqësuesit e shoqatës nacionale “Mjedra e Kosoves”, po marrin pjesë në Shkollën e Boronicës e organizuar nga kompania më inovative e boronicave në botë Fall Creek nga SHBA-ja. Kjo ngjarje e mbajtur me 9 janar 2024 në Horst, Holandë mblodhi rreth 100 profesionistë të sektorit nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një ngjarje të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave.
Me 130 hektarë të mbjellura me boronicë, industria në Kosovë ka metodologji të ngjashme me pemishtet e Holandës dhe ka shfaqur një përkushtim të vazhdueshëm për të ndjekur trendet evropiane. Ky përkushtim ka çuar në një avancim të ndjeshëm të sektorit të boronicës në vend, duke kombinuar një dekadë të mësimeve të vazhdueshme, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Programi i shkollës së boronicës ishte i pasur me përmbajtje dhe eksperienca praktike. Diskutimet përfshinin një panel mbi zhvillimet e prodhimit të substratit, drejtuar nga ekspertë të industrisë si Eric Boot nga BVB, i cili shqyrtoi inovacionet e torfes për industrinë e boronicës dhe propozoi alternativa.
Antonio Alamo, Menaxheri i Operacioneve te Fall Creek, ndau perspektiva kyçe rreth sistemeve të sigurisë së cilësisë së bimëve, teknikave të shumimit dhe ruajtjes së shëndetit të bimëve.
Andrea Pergher, Menaxher për Evropen Qendrore, ofroi vështrime të rëndësishme mbi koston e krasitjes në krahasim me koston e vjeljes, duke theksuar praktikat efikase. Prezantimi i Andreas ishte mjaft interesant duke pasur parasysh që ishte shumë praktik. Duhet të theksohet se Andrea vitin e kaluar mori pjesë në Forumin e Parë Biznesor të Boronicës në Prishtinë.
Ngjarja përfshiu gjithashtu një ditë fushore praktike të krasitjes së boronicës e udhëhequr nga ekipa profesionale e Fall Creek në fushën demostruese të tyre. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin metodat më të fundit të krasitjes së boronicës, të ndërvepronin me kultivar të rinjë të boronicës dhe të merrnin pjesë aktivisht në ditën fushore.
Ngjarja përfundoi me një seancë pyetjesh dhe diskutimesh të udhëhequr nga Marcin Wereszczuk, duke shtuar vlerësimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit në mes të komunitetit global të boronicës.
Industria e boronicës në Kosovë po vazhdon të ndjekë trendet globale dhe së shpejti, Shoqata Nacionale ‘Mjedra e Kosovës’ do të organizojë një ditë fushore me ekspertë holandez për krasitjen e boronicës në Kosovë. Ky angazhim siguron që sektori i boronicës në Kosovë të mbetet në hap me trended globale të kuiltivimit të boronicës
Kujtim Lepaja
Mjedra e Kosoves