Konferenca e 7-të e mjedrës në Kosovë, në nivel me konferencat evropianertklive

Konferenca e 7-të e mjedrës në Kosovë është konferenca më e madhe dhe më cilësorja që është organizuar ndonjëherë në sektorin e bujqësisë në vendin tonë.

400 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni morën pjesë në konferencën e mjedrës në Kosovë. Pikërisht në konferencën e mjedrës u paraqiten informacione të cilat po ndikojnë shumë në zhvillimin e kultivimit të mjedrës në Kosovë, në formësimin e tregut dhe në zbatimin e shpejtë të teknologjive të reja në pemishte.

KONFERENCAT E MJEDRËS në Kosovë (2016-2022)

Gjithçka filloi në vitin 2016 me mbështetjen e programit të atëhershëm CARITAS/RINGS. Në konsultim me një grup mjaft të ngushtë ekspertësh të mjedrës, fermër lider vendosëm të organizonim Konferencën e parë të mjedrës. Ne e bëmë këtë për të transferuar njohuri, për të integruar komunitetin e kultivuesve dhe qendrave grumbulluese, për të krijuar tendenca të reja. Kur po planifikonim edicionin e parë të tij, i cili u zhvillua në vitin 2016, kishte shumë dilema. Por funksionoi mirë: rreth 50 kultivues morën pjesë në edicionin fillestar. Edicionet pasuese u rritën fuqishëm duke u përfshirë në mbështetje dhe organizim edhe projektet e GIZ-it gjerman dhe USAID-it amerikan, duke u rritur edhe numri i pjesëmarrësve në konferencë: 100, 200, 300, 400 pjesëmarrës dhe të ftuar nga e gjithë bota. Konferenca e mjedrës në Kosovë tani më ka fituar një markë ndërkombëtare, ajo është bërë jo vetëm një burim njohurish për pjesëmarrësit e tregut të mjedrës, por edhe një vend i rëndësishëm për takime, diskutime dhe zbatim të transaksioneve serioze të biznesit. Në vitin 2020 dhe 2021, ne i mbijetuam valës së pandemisë falë edicionit online, i cili gjithashtu rezultoi një përvojë interesante, pasi e bëri Konferencën një ngjarje edhe më ndërkombëtare – në këto dy vite morën pjesë mbi 600 pjesëmarrës nga 20 vende të ndryshme të botës.

Por tani në vitin 2022 ju kthyem formës tradicionale dhe takimeve stacionare, sepse e dimë se sa e rëndësishme është që kultivuesit të takohen, të integrohen dhe të kërkojnë zgjidhje të reja në ofertat e ekspozuesve. Megjithatë, ne edhe këtë vit përmes platformave tona në rrjetet sociale: ‘Mjedrat ne Kosove’ dhe ‘Boronica e Kosoves’ qëndruam edhe online sepse duam të jemi të hapur për të gjithë fermerët e mjedrës.

Edicioni i vitit 2022 është unik. 400 pjesmarrës (nuk kishte vende të mjaftueshme në sallë), 8 prezantime, një grup ndërkombëtar folësish, panel i diskutimit me akterët kryesor të mjedrës dhe me ekspozitë të shitësve të inputeve bujqësore, me brendet më të njohura botërore e bënë unik edicionin e 7-të të mjedrës në Kosovë. Konferenca e mjedrës ishte i vetmi vend ku u dhanë kaq shumë informacione kyçe agroteknike dhe të tregut në lidhje me biznesin e mjedrës. Është një vend i përshtatshëm për të mësuar rreth opinioneve që kanë ndikim në biznesin global. Në këtë konferencë u thuan shumë fjalë të rëndësishme. Ndryshimet globale klimatike na kanë shkaktuar probleme edhe te ne në Kosovë, ndaj duhet të ndryshojmë strukturën e kultivarëve në pemishte dhe të përshtatim ciklin e prodhimit me kërkesat e një marrësi specifik. Është e rëndësishme të reduktohen kostot, të mekanizohen proceset, të ndryshohet qasja ndaj mbrojtjes e plehërimit, të përmirësohet teknika e përgatitjes së mjedrës për shitje, etj. Kushdo që nuk merr rrezikun, nuk do të ketë rezultat dhe KUSHDO QË NUK ECËN PËRPARA, ECËN PRAPA. Industria ka ndryshuar, pemishtet, tendencat e kultivarëve, kërkesat e blerësve po ndryshojnë gjithashtu. Kjo është veçanërisht e vërtetë për mjedrat, të cilat janë bërë një frut global në dekadën e fundit. Kjo është arsyeja pse 400 pjesëmarrësit ishin pjesë e konferencës së

Scroll to Top