Krerët e shtetit, pjesë e aktiviteteve më të rëndësishme të sektorit të mjedrës në Kosovë

Që nga viti 2015, viti i themelimit të Shoqatës Mjedra e Kosovës, sektori i mjedrës ka kaluar një udhëtim të jashtëzakonshëm zhvillimi. Sivjet festuam 10-vjetorin, një dekadë të mbushur me punë, përkushtim dhe rezultate që e kanë bërë këtë sektor një prej tregimeve më të suksesshme në bujqësinë kosovare.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, krerët e shtetit kanë qenë gjithmonë pranë nesh. Që nga Kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa (Foto.2015, Dita e Mjedres, Podujeve), e deri te Kryeministri aktual Albin Kurti (Foto 2025, Konferenca e mjedrës, Prishtinë), liderët shtetëror kanë marrë pjesë vazhdimisht në aktivitetet kryesore të Shoqatës “Mjedra e Kosovës”, konferenca, vizita në pemishte, forume profesionale dhe takime me fermerët.

Kjo ndodh sepse mjedra është një histori suksesi dhe sepse aktivitetet e shoqatës sonë janë organizuar në nivel evropian, me standarde të larta profesionale, me përmbajtje moderne, dhe me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës.
Ngjarjet tona janë bërë atraktive, jo vetëm për qytetarët dhe fermerët tanë, por edhe për vizitorë, kompani dhe ekspertë ndërkombëtarë që e shohin Kosovën si një partner serioz në industrinë e pemëve të imëta.

Falë punës së palodhur të fermerëve, përkushtimit të Shoqatës dhe mbështetjes së institucioneve dhe donatorëve, Kosova sot njihet si një emër i respektuar në tregun evropian të mjedrës.

Faleminderit të gjithë fermerëve, partnerëve dhe institucioneve të shtetit që për një dekadë qëndruan krah për krah me sektorin tonë.
Së bashku po e çojmë sektorin e mjedrës drejt edhe më shumë sukseseve në vitet që vijnë.

#10VjetMjedraEKosovës #RaspberryOfKosovo

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top