Shoqata e Pemëve të Imëta “Mjedra e Kosovës” është përzgjedhur si finaliste në garën prestigjioze New European Bauhaus Prizes 2025, me më shumë se 700 aplikimeve nga e gjithë Evropa!
Ky është një sukses i madh për bujqësinë dhe kultivimin e pemëve të imëta në vendin tonë, dhe tani kemi mundësinë të renditemi në vendin e parë – por për këtë na nevojitet vota juaj!
Shoqata ka konkurruar me projektin e saj të suksesshëm të implementuar në fshatin Radavc, Pejë:
“Smart irrigation for resilient berries” – një model i qëndrueshëm i ujitjes së mençur për kultivimin e mjedrës, i cili po i ndihmon fermerët të përshtaten me ndryshimet klimatike.
Si të votoni?
- Hyni në linkun zyrtar:
https://prizes.new-european-bauhaus.europa.eu/ - Regjistrohuni me emailin tuaj
- Prano konfirmimin me linkun për votim në emailin e juaj
- Te Strand A, votoni projektin:
“Smart irrigation for resilient berries – Kosovo” - Jepni votën tuaj dhe në Strand B (një votë sipas dëshirës për projekt tjetër, obligative për votim)
- Votoni
Bëhu pjesë e suksesit të Mjedrës së Kosovës!
Kosova në garë me shtete të zhvilluara evropiane, prandaj çdo votë ka rëndësi. Ndihmoni projektin e shoqatës “Mjedra e Kosovës” të ngjitet në majë dhe ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në skenën evropiane!
Afati për votim: deri më 10 korrik 2025
Faleminderit për mbështetjen!