Vizitë në fshatin piktoresk të komunës së Podujevës, Lupq, ku mjedra kultivohet në një sipërfaqe prej 20 hektarësh. Ky fshat është i veçantë për pozicionin e tij gjeografik, i vendosur në një luginë të rrethuar nga male në të dy anët, duke e bërë një vend të freskët, me diell më pak për rreth 6 orë në ditë.
Ndërsa problemet klimatike kanë qenë të dukshme këtë vit, jo vetëm për mjedrën, por edhe për kultura të tjera bujqësore për shkak të temperaturave ekstreme të larta, ky fshat ka përballuar me sukses këtë sfidë klimatike. Sot, gjatë vizitës tek Blerim Menxhiqi, Mirsim Menxhiqi dhe Gëzim Hyseni, një nga pionierët e kultivimit të mjedrës në Llap, gjendja e pemishteve ishte e shkëlqyer dhe vjelja vazhdonte me fruta të një cilësie të lartë.
Duke pasur parasysh se në shumë pemishte, si rezultat i kushteve klimatike, rendimenti pothuajse ka përfunduar, pozicioni gjeografik i Lupqit është një shembull i shkëlqyer që mjedra mund të kultivohet me sukses