27 shkurt 2024 ora: 11:00 – BerryKode në Maxhunaj, Vushtrri
Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës”, në bashkëpunim me pemishten e boronicës “BerryKode” në Maxhunaj, Vushtrri, dhe me #mbështetjen e GIZ përmes projektit “Entrepreneurship Promotion” organizojnë ditën fushore për krasitje të boronicës. Demonstrimet e krasitjes në kultivarë dhe mënyra të ndryshme të kultivimit do të udhëhiqen nga eksperti holandez me renome botërore, Rob Derikx, nga kompania “Terra Bonum”. Dita fushore mbahet më 27 shkurt, 2024 (e martë) nga ora 11:00 – 12:45 në pemishten e kompanisë “BerryKode” në Maxhunaj, Vushtrri (afër KFOR-it). (https://maps.app.goo.gl/yJSFoDTit3JJ3weJ6)
BerryKode, e themeluar në vitin 2015, ka të mbjella 5 ha me boronicë, duke përdorur dy forma të kultivimit në tokë dhe në vazo. Pemishtja ka të instaluar sistemin kundër breshërit, sistemin modern të ujitjes dhe plehërimit, dhomat e ruajtjes, dhe mekanizim modern bujqësor. Pra, është njëra ndër pemishtet më të kompletuara, me potencial për të arritur 15 t/ha në një të ardhme të afërt. Prandaj, studentë, agronomë, donatorë, fermerë të boronicave, dhe dashamir të bujqësisë jeni të mirëseardhur në këtë ditë të rëndësishme për boronicën, për të zgjeruar njohuritë rreth boronicës dhe për të parë për së afërmi zhvillimin e sektorit të boronicës në Kosovë, që nuk dallon asgjë nga vendet më të zhvilluara në botë në këtë sektor.
Ju mirëpresim!