Dita e Aronisë Organike 2025
Sot në Prizren u mbajt me sukses edicioni i dytë i Ditës së Aronisë Organike, me pjesëmarrjen e mbi 200 personave, në kompanitë ARTI FRUIT dhe ARONICA, që së bashku kultivojnë rreth 8 hektarë me aroni organike.
Në hapje të ditës, të pranishmit u përshëndetën nga:
- Esat Berisha, pronar i kompanisë ARONICA
- Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës
- Faton Peci, Ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- Clarissa Castek, e ngarkuara me punë në Ambasadën Austriake
- Astrid Wein, Drejtoreshë e Caritas-it Zviceran në Kosovë
- Faton Nagavci, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Organika”
- Kujtim Lepaja, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Mjedra e Kosovës”
Pas fjalëve rasti, programi vazhdoi me vizitën në plantacionet e aronisë, ku u demonstrua vjelja me makinë dhe u zhvillua edhe vjelja manuale nga të pranishmit.
Dita u përmbyll me rrjetëzim dhe koktej rasti, ku mysafirët patën mundësinë të shijojnë produkte të ndryshme të aronisë.
Ky aktivitet u organizua nga Shoqata “Mjedra e Kosovës” dhe Shoqata “Organika”, në bashkëpunim me kompanitë ARTI FRUIT dhe ARONICA, nën mbështetjen e programit EREA.
Ky aktivitet dëshmoi potencialin e madh që ka aronia organike në Kosovë, duke fuqizuar fermerët dhe duke e promovuar vendin tonë si prodhues të frutave me cilësi të lartë.
Faleminderit ARTI FRUIT dhe ARONICA.
