Në këtë ngjarje fushore u vlerësua angazhimi i madh i fermerëve, interesimi i rritur për kultivimin e mjedrës si dhe rritjen e konsumit vendor.
Fushata po shoqërohet me aktivitete të shumta siç janë donacione me sasi të mjedrave dhe boronicave të freskëta, zbritje promocionale, gara në vjelje etj.
Më 7.08.2024 është realizuar ngjarjen e fundit të “Ditëve të Mjedrës”. Ky event u realizua për here të tretë radhazi, nga Reçani në Prishtinë e tash në Podujevë. Me mbi 100 pjesëmarrës, ky event i veçantë ka treguar përkushtimin e Shoqatës Nacionale “Mjedra e Kosovës” dhe akterëve të tjerë për fuqizimin e fermerëve të mjedrës.
Me pjesëmarrjen e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural zt. Faton Peci, Ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Sh.T. z. Georg Schnetzer, kryetarit të komunës zt. Shpejtim Bulliqit, donatorëve, shoqatave rajonale, pikave grumbulluese dhe fermerëve, ky event i tretë me radhë ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt kthimit në një traditë të rëndësishme për sektorin e pemëve të imta.
Nisur që nga data 1 Gusht, “Ditët e Mjedrës” kanë sjellë një valë të aktiviteteve.
Fermerët kanë dhuruar mjedra për të ndihmuar shtëpitë e të moshuarëve, oferta e mjedrës me zbritje në supermarkete, vizitë në pikën grumbulluese “Joni SH” dhe në plantacionet e mjedrës.
“Ditet e Mjedrës” nuk janë vetëm një event, por një frymësim që na bën të kujtojmë vlerat e përbashkëta dhe ndikimin që mund të kemi në komunitet.
Pra, në Ballofc të Komunës së Podujevës, në kuadër të ditëve të mjedrës, u mbajt ngjarja “Dita e Mjedrës,” e organizuar nga Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës”. Kjo ngjarje fushore theksoi angazhimin e madh të fermerëve, interesimin e rritur për kultivimin e mjedrës, dhe përparimin në rritjen e konsumit vendor përmes bujqësisë së kontraktuar.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vlerësoi kultivimin e mjedrës si një element strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai nënvizoi se ky frut ka një potencial të madh për të krijuar mundësi të reja për kultivuesit dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve që jetojnë në zonat rurale. Sipas ministrit, kultivimi i pemëve të imëta, sidomos i mjedrës, kërkon një kujdes të veçantë dhe klimë të favorshme, dhe Kosova ka shumë zona të përshtatshme për këtë qëllim.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, gjithashtu vlerësoi kultivimin e mjedrës si një histori suksesi për Kosovën. Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar se nuk ka të bëjë vetëm me tokën, por edhe me njerëzit që e punojnë atë, duke e konsideruar kontributin e secilit individ si thelbësor për suksesin kolektiv.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, foli për ndihmën që komuna ka ofruar për kultivuesit e mjedrës, duke përmendur mbështetjen në fidane dhe forma të tjera për të zgjeruar sipërfaqet e mbjella, në kuadër të ndarjes së fondeve që jepen çdo vit për këtë qëllim.
Drejtori i Shoqatës Nacionale “Mjedra e Kosovës”, Kujtim Lepaja, shprehu mirënjohjen për punën e palodhshme të fermerëve dhe agrobizneseve të këtij sektori, duke përmendur sfidat e vështira që kanë sjellë ndryshimet klimatike këtë vit. Ai theksoi se edhe pse çmimet e mjedrave janë rritur për rreth 40% krahasuar me vitin e kaluar, sfida më e madhe ka qenë ndikimi i klimës, e cila ka prekur rëndë industrinë e mjedrës.
Në kuadër të fushatës “Ditët e Mjedrës,” janë organizuar aktivitete të shumta, përfshirë donacione me mjedra të freskëta për Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, zbritje promocionale për mjedrat vendore në “Fresco Bazaar,” si dhe përmes shitjeve online nga “Urban Berries.”
Pjesëmarrësit në ngjarje patën gjithashtu mundësinë të marrin pjesë në vjeljen e mjedrave dhe të vizitojnë ambientet e punës të kompanisë JONISH, një nga agrobizneset lidere në vend.