Plehërimi i mjedrës

Për arritjen e rendimenteve të larta e cilësore, për rritjen dhe zhvillimin nor­mal të mjedrës, por edhe të pemëve të tjera, plehërimi është i domosdoshëm. Kohëve të fundit është aktualizuar që për pemët nuk është edhe aq e rëndësishme sasia e plehërimit sa është cilësia e tyre.

Sado që toka ku është e mbjellë mje­dra është e pasur me makro-mikro el­emente, mjedra shpenzon mjaft ushqim për rritjen normale të vetë bimës, por edhe të frutave etj, por duke pasur para­sysh edhe numrin e lartë të bimëve për hektar atëherë atë duhet mbajtur vazh­dimisht me plehërime me sasinë e lejuar qoftë përmes tokës apo gjetheve.

Pra, plehërimi është masë shumë e rëndësishme që duhet zbatuar në çdo fenofazë të bimës me llojin përkatës. Sasinë e plehut që duhet hudhur më së miri e përcakton analiza e tokës, e cila duhet të kryhet çdo tre vjet por më mirë është çdo dy vjet dhe analiza gjethore çdo vit. Duhet pasur kujdes në sasi të ple­hërimit, sepse hudhja e pakontrolluar e plehërave mund të shkaktojë çrregullime të ndryshme te mjedra: mund të krijo­het mosbalancim i raporteve ndërmjet elementeve dhe antagonizma, duke e pamundësuar thithjen e elementeve nga vetë bimët Për mjedrën, si dhe për llojet e tjera të pemëve, para mbjelljes duhet kryer anal­izat agropedologjike me qëllim për të ditur në çfarë gjendje është toka sa i për­ket makro – mikro elementeve dhe vetive fizike të tokës në mënyrë që përmes ple­hërimit të sillen ato në nivelin optimal. Përveç këtyre është shumë e rëndësishme përmbajtja e humusit, vlera e pH-së së tokës, si dhe cilësia e ujit.

Mjedra, sikurse edhe pemët e tjera, ka mundësi që lëndët ushqyese t’i marrë në dy mënyra, nëpërmjet qimeve thithëse të rrënjës, të tretura në ujë edhe ato i për­cjell për në pjesët mbitokësore, si dhe lëndët ushqyese ka mundësi që t’i absor­boj edhe nëpërmes gjetheve, që njihet si plehërim foliar (gjethor).

Elementet ushqyese të nevojshme për ushqimin e mjedrës i ndajmë në dy grupe: makroelemente (azoti, fosfori, kaliumi, kalciumi, magnezi) dhe mikroelemente (mangani, bori, hekuri, zinku, bakri etj.).

Sasitë e sakta për plehërim të suk­sesshëm të mjedrës përcaktohen në bazë të analizës së tokës për çdo pemishte ndaras. Vetitë e tokës, e sidomos aciditeti (pH-ja) kanë rol (ndikim) të rëndësishëm në zgjedhjen e plehrave mineralë.

Përveç plehërimit themelor që kryhet si masë agroteknike me plehra organikë (para mbjelljes përdoren 40-60 t/ha pleh stalle të djegur, ndërsa pas mbjelljes, çdo vit rekomandohet të plehërohet pe­mishtja 10 t/ha pleh stalle) në kombinim me ato minerale përmes tokës plehërimet tjera gjatë vegjetacionit kryhen përmes sistemit të ujitjes “pikë-pikë”, plehërimi granular në fillim të vegjetacionit dhe përmes gjethes si ushqim foliar.

Plehërimi përmes sistemit të ujitjes “pikë-pikë” me plehra kristalorë është mënyra më e mirë e plehërimit, e cila mundëson plehërim dhe ujitje të njëkohshme në afërsi të rrënjëve të mje­drës, duke mos shpenzuar as ujë as pleh në pjesët e panevojshme të pemishtes, pra mundëson shfrytëzimin e plotë të pleh­rave ushqyes që tretën në ujë në enën e posaçme dhe me anën e pajisjeve spe­ciale (gypit të venturit) barten në sistemin e ujitjes. Edhe plehërimi përmes gjethes e ka një rëndësi të madhe pasi që përndryshim nga plehrat kristalorë që njëherë bima përmes rrënjëve duhet thithur pastaj duhet përcjellë në pjesët mbitokësore me këtë lloj të plehërimit lëndët ushqyese bimës i servohen afër gojëzave dhe shpe­jtësia e efektit është më e lartë. Varësisht nga kushtet klimatike dhe ecuria e vegjeta­cionit ky lloj plehërimi duhet të kryhet 2-4 herë. Duhet pasur kujdes që kur ka reshje të shiut (shpërlahet nga shiu) dhe erëra të mos kryhet pasi që ka efekt minimal e në rastin më të keq efekti është zero.

Gjatë përpilimit të programit orientues të plehërimit duhet pasur parasysh nevojat e mjedrës për elementet e ndryshëm ush­qyes në etapa të ndryshme të zhvillimit të bimës. Një gjë duhet theksuar që sasitë e plehrave dallojnë shumë nga mosha e pe­mishtes, si dhe në çfarë gjendje është ajo.

Në fillimin e vegjetacionit mjedrën duhet plehëruar me pleh kristalor ku mbi­zotëron fosfori për aktivizimin e sistemit rrënjor dhe rrënjëve të reja, pasi që dihet se nga mjedra dalin një numër i madh i lastarëve dhe duhet stimuluar duke i furnizuar me fosfor, me pleh që përmban 30-40 % fosfor. Nga sasia e përgjithshme preferohet që ajo sasi të ndahet dhe të plehërohet dy herë në 7-10 ditë.

Kur lastarët kanë arritur gjatësinë 15- 20 cm duhet kryer plehërimi me pleh azotik (NAG 27 %); gjithashtu edhe këtë lloj të plehut nga sasia e përgjithshme duhet ndarë në dy doza, doza e dytë duhet hudhur 10 ditë pas dozës së parë. Nga plehu azotik duhet pasur kujdes se si shpërndahet pasi që nga qëllimi pozitiv, nëse shpërndahet në mënyrë jo të duhur, atëherë mund të ketë efekt negativ. Shpërndarja duhet kryer në të dy anët e rendit, duke iu larguar bimës rreth 20 cm si dhe shpërndarja të kryhet uniforme.

Me rritjen e lastarëve duhet vazhduar me pleh foliar përmes gjethes dhe kristal­or në raport një herë pleh foliar një herë kristalor (të përsëritet 2-3 herë). Plehërimet duhet kryer 7-10 ditë njëri pas tjetrit.

Pas kësaj është e nevojshme që të ple­hërohet dy herë me plehra kristalorë me përmbajtje të kalciumit dhe të magnezit.

Pemët në përgjithësi janë bimë ka­liofite, d.m.th. e shfrytëzojnë kaliumin në sasi më të mëdha, i cili ndikon në cilësinë më të lartë të frutave të mjedrës, si dhe i jep ngjyrë dhe shkëlqim frutit, prandaj nga momenti i formimit të frutave mjedra duhet të plehërohet vazhdimisht me ple­hëra kristalorë ku mbizotëron kaliumi dhe kur vërehet që mbizotërojnë frutat atëherë duhet që të rritet ende kaliumi, por lloji i plehut duhet të përmbajë edhe magnez, sepse me formimin e frutave ky element shpenzohet më shumë dhe mungesa e tij është shumë e pranishme dhe e dukshme në gjethe si dhe të përmbajë edhe mikro­elemente.

Ky lloj plehërimi duhet të vazhdojë deri në mes të shtatorit.

Tek kultivarët pranverorë tek të cilët çdo fenofazë është më e hershme sesa kultivarët vjeshtorë pas përfundimit të frutdhënies plehërimi duhet të vazhdojë deri në përfundim të gushtit me llojin e plehut me raport 1:1:1 çdo dy javë për t’i ushqyer lastarët të cilët vitin tjetër do të japin frut.

Në mes të muajit nëntor apo fillim të dhjetorit, varësisht nga kushtet klimatike, duhet kryer plehërimi themelor në drej­tim të rendit me pleh të djegur të stallës në sasi 10 ton/ha për të dy llojet e kulti­varëve ata pranverorë dhe vjeshtorë.

Duhet të thuhet se esenciale për për­caktimin e dozave për plehërim janë anal­izat kimike të tokës dhe të gjethit, rrjedhi­misht për çdo pemishte mund të ndodhë që sasitë dhe llojet mund të jenë të ndry­shme.

Kujtim Lepaja

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top