Së shpejti: Ditë fushore për krasitjen e boronicës

Në fund të muajit shkurt, shoqata ‘Mjedra e Kosoves’ do të organizojë Ditë fushore për krasitjen e Boronicës në një nga pemishtet më moderne në Kosovë, tek BerryKode në Maxhunaj, Vushtrri me ekspertin holandez Rob Derix. Kjo do të jetë një mundësi për të zbuluar teknikat më të fundit në krasitjen e boronicës. Dita fushore do të jetë e hapur për të gjithë të interesuarit. Së shpejti do ju njoftojmë për datën e aktivitetit!

Scroll to Top