Gjatë ditës së sotme u mbajt Kuvendi i Punës i Shoqatës “Mjedra e Kosovës,” ku u zhvilluan zgjedhjet për Kryetarin dhe Bordin e ri të Shoqatës.
Kuvendi propozoi tre kandidatë për Kryetar: Xhezair Bajrami, Alban Shabani dhe Bejtush Gashi. Pas një procesi transparent me votim të fshehtë, Bejtush Gashi, pronar i kompanisë Eurofruti në Prishtinë, u zgjodh Kryetar i ri i Shoqatës “Mjedra e Kosovës”, me mandat tre vjeçar.
Po ashtu, Kuvendi propozoi dhe miratoi përbërjen e Bordit të ri të Shoqatës, i cili përfaqëson diversitetin e sektorit të pemeve të imëta në Kosovë.
Anëtarët e rinj të Bordit janë:
1. Bejtush Gashi – Eurofruti, Prishtinë
2. Alban Shabani – JoniSh, Podujevë
3. Xhezair Bajrami – Hit Flores, Dragash
4. Visar Aliu – BerryLand, Ferizaj
5. Ismet Osmani – Red Gold, Prizren
6. Jeton Mazrekaj – Luna, Junik
7. Arif Kastrati – Berrykode, Vushtrri
8. Ekrem Rrahmani – Kemi Fruits, Prishtinë
9. Besnik Lila – Boostberries, Pejë
Gjithashtu u vendos që Shoqata “Mjedra e Kosovës,” e cila deri më tani ka përfaqësuar vetëm kultivuesit e mjedrës, tash e tutje do të përfshijë dhe përfaqësojë të gjithë sektorët e pemeve të imëta në Kosovë.
Shoqata do të angazhohet për zhvillimin dhe promovimin e të gjitha këtyre kulturave, si në vend dhe jashtë vendit.