Mjedra në prag të sezonës 2024

Më 18.04.2024 në Podujevë, Shoqata Nacionale ‘Mjedra e Kosovës’ mori pjesë në takimin me fermerët e mjedrës për rajonin e Podujevës, të organizuar nga anëtari i shoqatës pika grumbulluese/eksportuesi “Joni Sh” dhe mbështetur nga “Mjedra e Kosovës”. Në takim morën pjesë mbi 50 fermerë, ku përmes prezantimeve dhe diskutimeve u trajtua sektori i mjedrës. Takimin e hapi pronari i pikës grumbulluese “Joni Sh” Alban Shabani i cili diskutoi për sektorin e mjedrës dhe pritshmëritë për këtë vit.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës ‘Mjedra e Kosovës’, Kujtim Lepaja, mbajti prezantimin me temën: “Mjedra në prag të sezonës 2024”, ku u prezantua për pritshmëritë e këtij viti, që pritet të jenë më të mira se vitin e kaluar. Ben Dida nga kompania “HybridAgro” prezantoi platformën e tij për certifikimet e standardeve të sigurisë ushqimore dhe lehtësimet që po ofron kjo kompani në implementim.

Përfaqësuesit e Bankës BKT, Muhamet Selmani dhe Hana Hajdari, prezantuan programin dhe ofertat inovative të Bankës BKT.

Pas prezantimeve, u zhvillua një diskutim interaktiv mes pjesëmarrësve.

Shoqata ‘Mjedra e Kosovës’, gjithmonë pranë fermerëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top