Në vitin e kaluar, si Shoqatë Nacionale ‘Mjedra e Kosovës’, kemi pasur të angazhuar 10 agronomë në këshilldhënie, në mes tyre ka qenë agronomja e re Viola Xhemajli. Për detyrë ka pasur monitorimin dhe detektimin të një prej insekteve (Drosophila suzukii) më të dëmshëm të shumë kulturave bujqësore në botë, përfshirë pemët e imëta, të cilët sulmojnë frutin e pjekur. Viola ka detektuar praninë e Drosophila suzukii te frutat e mjedrës në Kosovë në tre komuna: Podujevë, Prishtinë dhe Shtërpcë.
Duke pasur parasysh që Kosova nuk është anëtare e Organizatës Evropiane për Mbrojtjen e Bimëve (EPPO), ne si shoqatë Nacionale ‘Mjedra e Kosovës’ kemi punuar dhe raportuar për herë të parë në këtë drejtim se në Kosovë ky insekt shkatërrues është prezent, si pothuajse në të gjitha shtetet tjera, që në krahasim me vendin tonë punojnë mjaftë shumë për të avancuar teknologjitë për luftim të këtij dëmtuesi.
Viola ka prezantuar në Konferencën e 8-të të mjedrave në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023 për insektin Drosophila suzukii dhe prezencën e tij në vendin tonë. Ata që janë të interesuar për më shumë informacion rreth insektit mund ta shikojnë prezantimin e saj në këtë link nga: 3 orë, 52 min, 55 sek. https://www.youtube.com/watch?v=USvAAAd3-0s.
Gjatë këtyre ditëve, ajo ka shkruar një artikull për Agroportal, ku dhe punon tani, mbi këtë problematikë, të cilin mund ta lexoni në këtë link: https://agroportal-ks.com/paraqitja-e-demtuesve-te-ri-invaziv-ne-kosove-a-do-te-kete-pasoja-ekonomike/
Si Shoqatë Nacionale ‘Mjedra e Kosovës’, gjatë vitit 2024 do të kemi aktivitete për monitorim, detektim, por edhe informim për masat preventive ndaj këtij insekti edhe te kultura e boronicës.