Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës”, në kuadër të fushatës Ditët e Mjedrës organizon garën e fotografisë “Mjedrat Tona”.
Synimi
Gara e fotografisë synon të paraqesë diversitetin, cilësinë dhe anën njerëzore që fshihet pas mjedrave në Kosovë.
Pjesëmarrësit inkurajohen të fotografojnë mjedrat në mjedisin e tyre më të gjerë. Përmes një rrëfimi vizual e autentik, gara synon të nxjerrë në pah njerëzit që kultivojnë, vjelin, përpunojnë dhe punojnë me mjedra, duke shfaqur gjithashtu freskinë, dhe atraktivitetin natyror të këtij fruti.
Fotografitë mund të paraqesin gjithashtu metoda moderne prodhimi apo teknologji bujqësore. Në cilindo rast, mjedra dhe ndërveprimi njerëzor duhet të ketë rëndësinë qendrore.
Do të përzgjidhen tre (3) fotografitë më të mira.
Kriteret:
• Fotografitë duhet të jenë origjinale, të papërpunuara, dhe së paku 5 MB, maksimum 15 MB.
• Fotografitë duhet të jenë të papublikuara më parë dhe nuk pranohen fotografitë që kanë marrë pjesë në ndonjë garë tjetër fotografie.
• Fotografitë e dërguara nuk duhet të shfaqin logo, nënshkrime, emra, data, mbishkrime.
• Imazhet e gjeneruara përmes IA (inteligjencës artificiale) nuk pranohen për garë.
Si të aplikohet:
Fotografitë garuese duhet të dërgohen në emailin info@mjedratekosoves.com, me titull (Subject line): “Mjedrat Tona 2026”.
Aplikimi duhet bëhet nga vet autori i fotografisë.
Fotografitë duhet te emertohen si ne vijim: Emri_Mbiemri_foto_1.
Ne email duhet te ceket:
• Lokacioni në fotografi (fshati, qyteti)
• Numër telefoni per kontaktim në rast të përzgjedhjes.
Shpërblimet për fituesit:
Çmimi i parë: 200 Euro
Çmimi i dytë: 150 Euro
Çmimi i tretë: 100 Euro
Vlerësimi
Një panel prej panel i pavarur do të vlerësojë dorëzimet dhe do të zgjedhë tre (3) fotografitë më të mira.
Shpallja e fituesve
Garuesit fitues do njoftohen me 31 gusht 2026.
Fituesit të shpallen me 11 shtator 2026 gjatë një eventi publik, dhe do të publikohen në llogaritë e mediave sociale të Mjedra e Kosovës dhe Caritas-it Zviceran në Kosovë.
Për të pranuar çmimin fituesit duhet të jenë prezent fizikisht.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të partneritetit me projektin EREA që implementohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.
Përdorimi e fotografive
Të gjitha fotografitë, fituese ose jo, të dërguara për qëllimet e kësaj gare, mund të shfaqen në uebsajte dhe mediat sociale të lidhura Mjedra e Kosovës, Caritasi Zviceran duke cekur autorin.
See less
